Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shqipëria U19 “shtanget” në Durrës, Ukraina mposht pastër kuqezinjtë e vegjël

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria U19 “shtanget” në Durrës, Ukraina mposht
Kombëtarja U-19

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë luajti pasditen e sotme ndaj Ukrainës ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Kampionatin Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3–0.

Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Gabriel Kulla, Ergis Arifi (c), Arman Durmiši, Matteo Dashi, Leon Sylejmani dhe Rikardo Sheji.

Kuqezinjtë pësuan golin e parë në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të konkretizonte. Ukraina shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 74’ dhe 88’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3–0.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Sllovakia mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0. Të gjitha ndeshjet e grupit B5 po zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së dhe UEFA-s.

Takimet e dyta të këtij grupi do të luhen më 15 nëntor. Shqipëria do të përballet me Sllovakinë në “Niko Dovana” në ora 14:00 ndërsa Mali i Zi luan kundër Ukrainës në “Arena Egnatia” në ora 12:00.

Sfida Shqipëri – Sllovaki do të transmetohet live në FSHF TV.

Poll

Lexo gjithashtu