Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shqipëria U-19 “ngec” përballë Maqedonisë së Veriut, ndeshja në stadiumin “Skënderbeu” mbyllet në paqe

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria U-19 “ngec” përballë Maqedonisë
Kombëtarja shqiptare U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-19. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut me këtë formacion titullar: Daniel Culi (GK), Yoni El Malem, Diart Gashi, Leon Sylejmani, Ardi Mulaj, Matia Huqi, Ergis Arifi (C), Ron Isa, Kleo Shpuza, Leart Krasniqi dhe Devid Hoxha.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. Në pjesën më të madhe të lojës, kuqezinjtë dominuan kundërshtarin. Mundësitë më të mira për shënim erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren, por pa sukses. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.

Ndeshja e dytë miqësore Shqipëri U-19 – Maqedoni e Veriut U-19 do të luhet më 23 mars, në orën 12:00, në stadiumin “Skënderbeu”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga