Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shqipëria U-15 "korr" fitoren e tretë radhazi, mposht Kosovën me "poker" golash dhe shkruan historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria U-15 "korr" fitoren e tretë radhazi, mposht
Shqipëria U15 e vajzave - Kosova U15 e vajzave

Kombëtarja U-15 e vajzave mbylli me sukses turneun “UEFA Development” duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin minimal 4-1.

Në këtë sfidë shkëlqeu Estela Gjoni e cila shënoi tre gola në pjesën e dytë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kejsi Bajraktari me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, që përfundoi drejt e në rrjetë. Për ekipin e Kosovës golin e vetëm e realizoi Erina Mehmeti.

Skuadra kuqezi dominoi lojën, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe duke krijuar raste të shumta shënimi në të dyja pjesët.

Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje. 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 kundër Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës. Ky turne u zhvillua në Shqipëri nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Vlen të theksohet se vajzat e ekipit U15 kanë shkruar historinë, duke fituar për herë të parë grupin e në këtë kompeticion të UEFA-s. 3 ndeshje dhe 9 pikë të plota, vajzat kuqezi kanë bërë diçka mjaft të bukur.

Poll

Lexo gjithashtu