Edi Rama
Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, Edi Rama. Rama ka publikuar në rrjetet sociale pikërisht golin e fitores, atë të shënuar nga mesfushori i Torinos.
Ndërsa krah këtij goli historik, kryeministri shkruan: Historike! Ec aty shqipe! Forca Shqipëria, krenarë për kuqezinjtë.
Poll

