Armando Sadiku përzgjodhi Shqipërinë e tij ideale mes dy epokave të arta të Kombëtares. Sulmuesi kuqezi zgjodhi formacionin më të mirë me 11 lojtarë që luajtën në Euro 2016 dhe 2024.
Plot 7 legjionarë ‘francez’ në formacion, kundrejt vetëm 4 që luajnë aktualisht. Interesant ishte lënia jashtë e sulmuesit Armando Broja dhe kapitenit Berat Gjimshiti apo edhe mesfushorit Ramadani. Në vend të këtyre, Sadiku futi veten e tijë në majën e sulmit, Arlind Ajetin dhe Migjen Bashën.
Edhe Mario Mitaj është një element që mbeti jashtë, por përballë ish-kapitenit Ansi Agolli mund të shihet si një zgjedhje pa shumë diskutim.
Këto vendime kanë patur reagime të ndryshme në postimin e Newsport.al dhe një i tillë vjen edhe nga gazetarja e njohur, Qeqa Krelani. Në rrjetin e saj social ajo ironizon Sadikun me një batutë epike: S’po di a ke zgjedh shoqërinë për darsëm apo formacionin më të mirë ndonjëherë!?
View this post on Instagram