Asambleja e Pergjithshme Zgjedhore
Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë do të mbajë nesër Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, ku do të diskutohen dhe miratohen çështje kyçe për funksionimin e saj.
Gjatë mbledhjes, do të zgjedhet Kryetari i SHRF Lezhë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Gjithashtu, Asambleja do të shqyrtojë raportin mbi aktivitetet e shoqatës, do të miratojë pasqyrat financiare dhe buxhetin për vitin 2025, si dhe do të zgjedhë delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Ndërkohë, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe ndryshimi i emblemës së Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë.
Poll
