Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Seminari i fundit i “UEFA CFM” në Tiranë, anëtari i KE, Envi Hicka: Uroj që kjo eksperiencë t’ju ndihmojë të bëheni menaxherë më të mirë futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Seminari i fundit i “UEFA CFM” në Tiranë, anëtari i
Seminari “Certificate in Football Management” (UEFA CFM)

Ka nisur seminari i fundit i këtij edicioni të programit “Certificate in Football Management” (UEFA CFM), i cili zhvillohet nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës.

Në këtë edicion marrin pjesë studentë nga vende të ndryshme si Franca, Kroacia, Bullgaria, Italia, si dhe përfaqësues nga FSHF dhe klube të ndryshme shqiptare. Udhëheqësit e programit janë ekspertë nga UEFA Academy dhe Universiteti i Lozanës.

Seminari i fundit po zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa nesër në mbrëmje gjithçka do të mbyllet me ceremoninë e diplomimit. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Evni Hicka, mbajti një fjalë përshëndetëse në prag të nisjes së seminarit, duke theksuar rëndësinë e këtij programi të vlefshëm dhe duke u uruar shumë suksese të gjithë studentëve të këtij edicioni.

“Çdo herë që ftohem për të mirëpritur një event, jam shumë i kënaqur kur bëhet fjalë për një event që lidhet me formimin dhe dijen, që është një nga elementët më të rëndësishëm të zhvillimit të mjedisit tonë dhe të organizatës sonë.  Unë besoj se zhvillimi që mjedisi jonë po has çdo ditë, kërkon njërëz që janë të dedikuar dhe të angazhuar ndaj dijes, për të zhvilluar dijen e tyre, për t’u bërë menaxherë dhe profesionistë më të mirë.

Është hera e dytë që Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret këtë event, është krenari të kemi njerëz që vijnë nga çdo cep, me profesione të ndryshme fillimisht, por secili me qëllimin për të qenë një menaxher më i mirë futbolli, apo për të menaxhuar më mirë një mjedis futbolli. Uroj që ta keni shijuar këtë kurs, të keni krijuar një mënyrë të re të të menduarit përgjatë këtij aktiviteti dhe shpresoj që t’ju shërbejë për të qenë profesionistë më të mirë në këtë mjedis”, – tha anëtari i KE-së, Evni Hicka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga