
Më 28 qershor 2025, Federata e Futbollit organizon për të tretin vit radhazi seleksionime për djem dhe vajza të talentuar me origjinë shqiptare që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Aktiviteti do të zhvillohet në “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të përfshijë lojtarë të lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Procesi do të ndiqet nga afër nga përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari.
Qëllimi është identifikimi i futbollistëve që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
Aplikimet vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ditë. Të interesuarit mund të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] , duke specifikuar: emër, mbiemër, datëlindje, klub, pozicion në fushë, uebfaqen e klubit, pasaportën që zotërojnë dhe një numër kontakti.