Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Rudi Vata 'shigjeton' lojtarët e Superiores: Nuk arrihet në Kombëtare duke pirë kafe

Shkruar nga NEWSPORT
Rudi Vata 'shigjeton' lojtarët e Superiores: Nuk arrihet në
Rudi Vata

I ftuar në emsionin OraSport në “OraNews”, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka thumbuar lojtarët të cilët aktivizohen në Superiore. Vata ka thënë se vendi në Kombëtare nuk fitohet duke pirë kafe, por duke vrapuar dhe duke bërë kilometra.

“Çdo futbollist i Kombëtares shqiptare matet me rendiment. Dhe nëse këta futbollistat e kampionatit shqiptar duan të jenë pjesë e Kombëtares, duhet të bëjnë më shumë kilometra nga se kanë bërë. Sepsë këto dyluftimetqë u fituan dje, u fituan nga këmbët e forta dhe mushkëritë e mëdha.

Këmbët e forta dhe mushkëritë e mëdha nuk bëhen duke pirë kafe dhe duke luajtur me Tiranën ekipi më i mirë i Shqipërisë, apo Vllaznia tradita e futbollit. Duhet të bësh kilometra për të fituar dyluftimet me ukrainasit”, tha Vata.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga