Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Risi në zonën rajonale të Korçës, nis për herë të parë kursi i trajnerëve për licencën UEFA B

Shkruar nga NEWSPORT
Risi në zonën rajonale të Korçës, nis për
kursi UEFA B ne Korce

Ka nisur për herë të parë, në qytetin e Korçës kursi për trajnerët e nivelit UEFA B, duke përfshirë edhe zonat përreth të rajonit juglindor.

Në këtë kurs të rëndësishëm janë regjistruar 28 pjesëmarrës, mes tyre trajnerë të pajisur me licencën UEFA C, të cilët drejtojnë akademitë e Korçës, Pogradecit, Bilishtit, Ersekës etj, si dhe ish-futbollistë profesionistë me të paktën 3 vite përvojë në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite në Kategorinë e Parë.

Kursi i organizuar nga FSHF po udhëhiqet nga Koordinatori i Departamentit të Edukimit, Alban Tafaj, dhe ky kurs synon të ofrojë trajnim profesional për trajnerët e akademive në rajonin juglindor. Ai do të zgjasë 3 muaj dhe është i ndarë në katër blloqe.

Kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në këtë zonë, duke u ofruar profesionistëve mundësinë për të rritur nivelin e tyre dhe për të kontribuar në përmirësimin e futbollit lokal.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga