Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Puntata e 5-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”/ Nga paraqitja e moshave tek investimet e FSHF-së, Kombëtaret e moshave & shorti i vajzave në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Puntata e 5-të e emisionit “Në Shtëpinë e
Sabina Mete - Florian Riza - Lorina Halili - Alban Tafaj

Në puntatën e pestë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u trajtuan disa tema me interes të veçantë për futbollin shqiptar.

Të ftuar në studio ishin Drejtori i Departamentit të Kërkimit, Zhvillimit dhe Edukimit në FSHF, Alban Tafaj, dhe gazetarja e njohur Sabina Mete, ndërsa në një lidhje live mori pjesë edhe trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima.

Në pjesën e parë të emisionit u analizuan, si çdo javë, paraqitjet e legjionarëve kuqezi, të cilët po shkëlqejnë me klubet e tyre. Mes tyre Arbër Hoxha, Medon Berisha, Jasir Asani, Mario Mitaj dhe Indrit Tuci, ndërsa u veçua edhe rikthimi si titullar dhe asistimi i Ardian Ismajlit.

Të ftuarit në studio diskutuan gjithashtu për lojtarët që pritet të grumbullohen nga trajneri Sylvinho, i cili do të publikojë të premten listën e të ftuarve për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Të tjera tema të rëndësishme ishin ato të ekipeve kombëtare të moshave, me theks te ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë U-17 dhe U-19 në raundin e parë të Europianit, suksesi i skuadrës U-15 në turneun UEFA Development, ku fitoi të treja ndeshjet si edhe përzgjedhja e teknikut të Dinamo City-t, Ilir Daja si “trajneri i muajit tetor”.

Në lidhjen live, trajneri Armir Grima komentoi shortin e Kombëtares së vajzave në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”, fitoren ndaj Qipros dhe objektivat për eliminatoret e ardhshme.

Në fund, u ndalën edhe te akademia “Elite Youth”, vizitat e personaliteteve si trajneri Sylvinho dhe Bruno Cheyrou, si dhe investimet e FSHF-së në Preshevë ku do të ndërtohet një fushë e re dhe do të ofrohet bazë materiale falas për futbollistët e vegjël.

Poll

Lexo gjithashtu