
Ditën e sotme ishte ceremonia e hapjes së Turneut Universitar të Tiranës që është organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar. Presidenti i FSHF-së Armand Duka mori pjesë ditën e sotme në këtë ceremoni, më poshtë është dhe njoftimi zyrtar i tij:
“Sot isha i ftuar të merrja pjesë në ceremoninë e hapjes së Turneut Universitar të Tiranës, organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, me pjesëmarrjen e mbi 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit!
Së bashku me znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, z. Besnik Veliu, President i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, dhe shumë personalitete të tjera, përshëndetëm këtë eveniment frymëzues, që forcon lidhjen mes sportit, arsimit dhe bashkëpunimit institucional.
Sporti universitar është një investim në të ardhmen — dhe të rinjtë janë kapitali më i çmuar që kemi!”, shkruan Duka.