
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka
Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka qenë tepër i ngarkuar në këtë periudhë, nga ndeshjet kualifikuese të kombëtares, e deri tek pritja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.
Megjithatë, Duka nuk ka ngurruar të japë një opinion dhe të bëjë një analizë të shkurtër për Napolin në një intervistë për “NapoliNetwork.com”.
“Sot, Napoli gëzon respekt të madh në nivel ndërkombëtar. Rezultatet e fundit të klubit, të kombinuara me traditën e fortë dhe pasionin e tifozëve të tyre, kanë forcuar më tej imazhin dhe njohjen e Napolit në Europë dhe më gjerë”, u shpreh presidenti Duka.
Poll