Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Pres Brojën", Shpëtim Duro i vë kapakun ekipeve të vogla në grup, ndërsa për Serbinë: Ka kualitete, lojtarë cilësorë

Shkruar nga NEWSPORT
"Pres Brojën", Shpëtim Duro i vë kapakun ekipeve
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro ka folur në emisionin e Trevisës në News24. Tekniku ka treguar se çfarë mendon për shortin e Kombëtares.

Ai nuk diskuton pikët ndaj Letonisë dhe Andorrës, kurse për Serbinë shprehet se grupi i tyre nuk funksionon.

“Nuk ka njeri që thotë që nuk është e vështirë. Kemi Anglinë që ka brez fantastik, kemi Serbinë me kualitete.

Fituam me Portugalinë, siç tha Loriku, futbolli ka surpriza. Edhe rivalët bëjnë llogaritë e tyre, ashtu sikurse ne do bëjmë vlerësimin përkatës për Letoninë dhe Andorrën.

Nuk diskutojmë Letoninë dhe Andorrën. Serbia dihet për nivelin e futbollistëve që ka. Ka një që pamë në Europian, Serbia ka lojtar cilësorë, por nuk funksionon si grup. Shpresoj që të jemi të kompletuar.

Pres Brojën që ka patur probleme dëmtimesh, të gjejmë edhe 2-3 elementë cilësor që të përballemi me dinjitet.

100 përqind. Kosova ka short të favorshëm. Dhurata nuk ka në futboll. Shikoni, Shqipëria ka Anglinë nga vazo e parë dhe Kosova ka Zvicrën.", u shpreh Duro.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga