Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Prej 5 vitesh pjesë e FSHF-së, Andi Verçani largohet mes falenderimesh: Krenar, kam përjetuar emocione të papërshkrueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Prej 5 vitesh pjesë e FSHF-së, Andi Verçani largohet mes
Andi Vercani

Nga FSHF-ja ka një largim të rëndësishëm para startit të Euro 2024. Andi Verçani mbyll aventurën e tij 5 vjeçare në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku drejtonte Departamentin e Komunikimit në FSHF.

Verçani falenderon Armand Dukën, Rejën, Sylvinhon, Dorivën dhe Zabaletan për ndihmën e tyre. Ndër të tjera shprehet shumë krenar që kontributin e tij në FSHF, pasi ka përjetuar emocione të papërshkrueshme.

“Hyra si djalë i ri plot pasion për futbollin dhe largohem si një burrë i përmbushur nga eksperiencat e jashtëzakonshme që përjetova në 5 vite e gjysmë në drejtimin e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit.

Keto 5 vite ishin të mbushura me arritje historike për futbollin shqiptar dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë një kontribut timin në këto gur-themeli që janë vendosur.

Duhet të falenderoj shumë përzemërisht të gjithë kolegët me të cilët kam ndarë emocione, sakrifica dhe shumë gëzime e suksese. Një falenderim i veçantë shkon për mjeshtrin Edi Reja, Sylvio Mendes Campos Junior, Dorival Junior, Pablo Zabaleta dhe Armand Dukën.

Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur se kam shumë momente magjike për të kujtuar”, ka shkruar Verçani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga