
Foto ilustruese
Detaje të reja dalin në dritë nga sherri i ndodhur brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndoqi” ku mjeku radiolog Dashamir Çajka është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se qëlloi me gërshërë infermierin Mikel Osmani.
Policia bën me dije se Çajka ka qëlluar me gërshërë dy herë në brinjë infermierin, i cili ndodhet te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.
“Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale”, mësohet të jetë shprehur infermieri Mikel Osmani i cili mbeti i plagosur.
Sakaq, Policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient por ende nuk ka detaje.
Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është gjithashtu edhe president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës.
Poll