Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përmbyllet me sukses edicioni i parë i kursit për “Drejtor Teknik” të Akademisë, shpërndahen diplomat

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbyllet me sukses edicioni i parë i kursit për “Drejtor
Edicioni i parë i kursit për “Drejtor Teknik” të Akademisë

Edicioni i parë i kursit për “Drejtor Teknik” të Akademisë u përmbyll me sukses këtë të premte në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, përmes një ceremonie të organizuar nga Federata e Futbollit.

Kursi nisi më 2 qershor 2024 dhe u zhvillua në 10 periudha të ndryshme kohore. Në përfundim të tij, 17 pjesëmarrësit u pajisën me diplomat përkatëse, duke përmbyllur kështu një rrugëtim të rëndësishëm drejt përgatitjes së mëtejshme profesionale.

Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë jo vetëm nga lektorë shqiptare, por edhe nga të huaj me eksperiencë në këtë fushë, si Roberto Samaden, Stefano Bonacorso, Maurizio Viscidi etj. Një nga momentet kulmore të këtij edicioni të parë ishte seminari i organizuar nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në Akademinë e Atalantës, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me praktikat më të avancuara të trajnimit dhe menaxhimit të akademive të futbollit.

Roli i “Drejtorit Teknik” të Akademisë është kyç për zhvillimin e futbollit të moshave. Kjo figurë udhëheq trajnerët përmes një metodologjie të qartë, një filozofie të mirëpërcaktuar dhe një strategjie afatgjatë për identifikimin dhe formimin e talenteve të rinj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga