Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përkthyesja e Sylvinhos beson se Kombëtarja ka garë vetëm me Serbinë: Anglia kokë grupi, ju tregoj se kë doja kundër

Shkruar nga NEWSPORT
Përkthyesja e Sylvinhos beson se Kombëtarja ka garë vetëm me
Lenida Halilaj

Lenida Halilaj është ftuar në emisionin sportiv të fudnjavës në VizionPlus. Zyrtarja e FSHF-së tregon parashikimet e shortit për Kombëtaren dhe se me kë do të rivalizojmë më shumë.

Përkthyesja e teknikut Sylvinho ka shprehur dhe dëshirat e saj si dhe cili grup do të ishte më komodi sipas saj për Shqipërinë.

“Ne bëmë të gjithë si staf në zyrë nga një parashikim. Asnjërit nuk i doli. Vetëm dikush kishte thënë Anglia si opsion nga ata që ishin aty.

Unë si tifoze do të kisha preferuar Francën ose Anglinë. Jam tifoze e realit natyrisht dhe bëj këto zgjedhje prej lojtarëve që preferoj.

Mendoj se është e komplikuar. Grupi i fundit J, në mos gabohem do të ishte pak më pozitiv. Mund të ishte humbësi i ndeshjes së Kroacisë dhe disa kundërshtarë që mund të bësh më mirë.

Anglia është kokë grupi deri diku. Ne kemi të hapur gjithçka me Serbinë. Me Letoninë dhe Andorrën kemi rezultate pozitive vetëm, historia flet për ne.”, u shpreh Halilaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga