Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Përballje me Kosovën, Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve luan vëllazëroren më 21 shtator

Shkruar nga NEWSPORT
Përballje me Kosovën, Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve
Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve

Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Kosovës për Futbollin e të Amputuarve më 21 shtator, në orën 16:00, në Kampin Nacional, Hajvali, me ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kombëtarja më e veçantë kuqezi që drejtohet nga Tony Medina ka publikuar edhe listën me 13 lojtarë të grumbulluar që do të marrin pjesë në këtë grumbullim.

Pjesë e listës janë: Julian Çela, Albert Leka, Armand Gjoka, Besim Çoka, Mishel Prela, Liljano Kikija, Spartak Hoxha, Aldo Bollobani, Lutfi Hasanaj, Ilir Kaca, Igli Xheleku, Zamir Sijani.

Kjo miqësore do të shërbejë si përgatitje e rëndësishme për skuadrën kuqezi në prag të aktiviteteve dhe sfidave të ardhshme ndërkombëtare. Të dyja Kombëtaret do të marrin pjesë në Nations League Amputee, në Ligën D, së bashku me Rumaninë dhe Skocinë, me ndeshjet që do të luhen më 30 tetor, 1 nëntor dhe 2 nëntor në Bukuresht.

Poll

Lexo gjithashtu