Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Organizimi i Europianit U-21 nga Shqipëria dhe Serbia, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Organizimi i Europianit U-21 nga Shqipëria dhe Serbia, reagon për
Ilustrim / "Arena Kombëtare" - Edi Rama

Vetëm pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mori një vendim historik, duke zgjedhur Shqipërinë si një nga vendet organizatore të Europianin U-21 që do të zhvillohet në vitin 2027.

Krah Shqipërisë në këtë organizim, do të jetë edhe Serbia. Ndërsa ditën e djeshme është hedhur shorti për këto kualifikuese, me imazhin kryesor që ishte ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.

Në krahun tjetër ky kompeticion, finalja e të cilit do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ka marrë edhe vëmendjen e personazheve që nuk janë pjesë e futbollit. Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën pikërisht me një video që ka të bëjë më Euro 2027.

MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e  përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të  mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga