
Blero dhe Enis Berisha
Artisti i estradës shqiptare, i njohur me emrin e artit “Blero”, identiteti i të cilët është Blero Muharremi, pas eksperiencës në “Big Brother Vip Kosova”, ka vendosur të vazhdojë karrierën si menaxher në futboll.
Edhe pse është ende në hapat e parë, Blero ka kryer një transferim të bujshëm. Fjala është për Enis Berishën nga FC Prishtina te klubi kroat i Slaven Belupo Koprivnica.
“Urime Enis Berisha! Të presin suksese të mëdha dhe një karrierë e artë në futboll. Shkëlqe gjithmonë!”, ka shkruar Blero te postimi i radhës në “Instagram”. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mesfushorin Berisha në ligën kroate, marrë në konsideratë edhe moshën e tij, 18 vjeç.
View this post on Instagram
Poll