Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Në Beograd kam ndjerë frikë”, Armand Duka: Për biletat përdorëm sistemin e UEFA-s, kemi mundësi për fitore ndaj Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Beograd kam ndjerë frikë”, Armand Duka: Për
Armand Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuari i mbrëmjes së enjte në emisionin “Top Story” nga Grida Duma në Top Channel. Në intervistën e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli jo vetëm për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, por edhe për ndryshimet dhe rritjen e nivelit të Federatës së Futbollit ndër vite.

INTERVISTA E PLOTË:

Armand Duka: Më duhet të të uroj mirëseardhjen në stadium, uroj që të kesh këmbën e mbarë meqë kemi edhe një ndeshje të rëndësishme të shtunën.

Grida Duma: Ndërkohë kemi gëzuar një reputacion të Federatës shqiptare, në një nivel që padiskutim i ke bërë edhe disa xhelozë.

Armand Duka: Nuk besoj, unë jam i kënaqur nëse ju keni konstatuar që Federata ka bërë vepra për të të bërë xheloz. Nëse Federata i afrohet nivelit që duhet të ketë futbolli apo pakënaqësitë që kanë shqiptarët për ta para futbollin. Shpresoj mos të ketë xhelozi, por bashkëpunime me të tjerët për të ecur përpara.

Grida Duma: Të përshkruajnë si një ndër individët që e njeh këtë fushë?

Armand Duka: Nuk e di nëse është kështu, një gjë e di shumë mirë që bëj maksimalen, e bëj me pasion e dëshirë. Kur marr ta bëj diçka mundohem ta bëj mirë, nëse vërtet e bëj mirë është kënaqësi.

Grida Duma: Nuk e kam problem të them gjënë e bukur kur është ashtu. Ndërkohë në rastet që thashë unë qëndrove modest, por ajo që është fakt është ajo që ka qenë përpara drejtimit tënd ka qenë e para infrastrukturore inekzistente.

Armand Duka: Faktikisht janë zhvilluar gjërat në futbollin shqiptar, ka ndryshuar infrastruktura, organizimi i gjërave dhe qasja e futbollit, apo e Federatës shqiptare të Futbollit në UEFA dhe FIFA, ka ndryshuar për mirë. Shumë konstatojnë ndryshimet infrastrukturore, këtë stadiumin që të gjithë e pëlqejnë, por gjëja që më pëlqen më shumë është funksionimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, konsolidimi i saj. Funksionon me një organizatë të përgatitur mirë, që organizon aktivitete shumë të rëndësishme, përfshirë ato ndërkombëtare. Ne kemi organizuar shumë aktivitete ndërkombëtare ccdo vit. Ata që kanë marrë pjesë i kanë vlerësuar pozitivisht. Administrata është e përgatitur. Akoma më shumë na janë besuar aktivitete të rëndësishme. Ato që bien në sy janë finalja e Conference League, në 2022, që është historike, jo sepse ishte hera e parë që bëhej në Shqipëri, por edhe si kompeticion. Apo edhe kampionati i 17-vjeçarëve që u zhvillua tani, për të cilat kemi marrë nota pozitive për organizimin. Do të vlerësoja aftësitë menaxheriale të organizatës së FSHF-së për ta ccuar përpara dhe për sfidat e së ardhmes.

Grida Duma: Menaxhohet ekonomikisht një fushë që  duhet të menaxhohet emocionalisht, domethënë futbolli.

Armand Duka: Janë komplekse, nuk mund të prodhosh shumë emocion, pa shumë ekonomi. Teoria jonë e menaxhimit ka qenë me një skuadër të mirë dhe të përgatitur për të prodhuar shumë. Buxhetet e federatës sot janë shumë herë më të larta se në të kaluarën, 100 herë më të larta. Publiku e sheh federatën si institucion shtetëror dhe funksionon me buxhetin e shtetit, FSHF merr 0 fonde nga buxheti i shtetit, zhvillojmë çdo gjë me të ardhurat e FSHF-së. Të duhet të prodhosh çdo ditë ekonomi për të dhuruar emocion.

Futbolli është shumë më tepër se përballja fizike, është një edukatë ose një disiplinë më komplekse. Padyshim që për të qenë një futbollist i niveleve të larta duhet të jesh i fortë fizikisht, por të injekton lojën në skuadër. Loja në skuadër të duhet gjithë jetën, edhe pas futbollit. Një futbollist duhet të jetë i përkushtuar dhe sakrifikuar. Futboll sot luhet deri në moshën time, me amatorë, por profesionisti deri në moshën 30-vjeçare. Është spektakël, njerëzit e shijojnë lojën tonë.

Grida Duma: Kam një dyshim tjetër, është e vështirë të bësh një skuadër bashkëpunuese shqiptare?

Armand Duka: Nuk është e lehtë, që të bashkosh. Qenia njerëzore në përgjithësi pëlqen veten e vet. Për t’i bashkuar të gjithë bashkë dhe për t’i bërë fituese është e vështirë, kjo nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë. Nuk besoj që kjo është një gjë gjenetike, për të ndërtuar një skuadër është e vështirë. Marrëdhënia korrekte, komunikimi dhe tolerimi, është çelësi për ta realizuar këtë.

Grida Duma: Je përpjekur me të gjithë të tutë për të ulur me të gjitha mënyrat e tua të ulësh emocionet e larta për atë që është një ndeshje mes kombeve, do ta kthesh në një ndeshje mes skuadrash.

Armand Duka: Është një ndeshje vërtetë futbolli, në fund të fundit duhet ta shijojmë. Duhet të respektojmë këtë lojë dhe këta njerëz që e luajnë këtë lojë. E kemi një ndeshje të rëndësishme se kemi mundësinë të jemi një nga skuadrat favorite që mund të shkojmë në një rrugëtim më të vështirë. Përballje e vështirë është, padyshim edhe intensive. Unë them që duhet ta shohim si lojë. Lojtarët pohojnë të njëjtën gjë dhe arsyetojnë të njëjtën gjë. Uroj që të menaxhojnë emocionet e tyre në fushë, për ta komanduar vetëm një lojë. Ndeshja në Beograd, 11 vjet më parë, ndikojnë, qenie njerëzore janë.

Grida Duma: Çfarë ndjeve ti vetë në Beograd, kur kuptove që skuadra shqiptarë mund të ishte në rrezik?

Armand Duka: Për të qenë i sinqertë, kam ndjerë frikë, jo personale por të përgjegjësisë që kisha. Kemi qenë një skuadër e vogël në një vend të huaj që edhe u cënuam. Kam ndjerë në ato momente përgjegjësinë e jashtëzakonshëm për të gjithë ekipin. Ishte risk, nuk është mirë ta pranoj që në një ndeshje futbolli ndodhi një ngjarje e tillë. Ishte risk për futbollistët edhe për neve si drejtues të ktheheshim në shtëpi pa asnjë dëmtim.

Grida Duma: Ka një dakordësi që skuadra këtë vit është më e mirë se ajo e 2014-ës, e ndan kështu këtë dakordësi?

Armand Duka: Është skuadër e mirë, me nivel, me futbollistë që aktivizohen në skuadra të mira europiane, ka bërë rezultate të mira, kualifikimi në europianin e 2024 është akoma më bindës se ai i 2016, u renditëm të parët në grup me dy fitore fantastike në grup, me paraqitje dinjitoze, por jo me pikët që mbase meritonim. Edhe në Nations League na renditi të katër në grup, është e vërtetë që kjo skuadër është e mirë. Nuk di të them nëse sa më e mirë se ajo e 2016-ës.

Grida Duma: Ka një kërkesë për bileta, ka një ankesë për bileta, ka një llogore të madhe pse nuk arritëm të hyjmë ne ata tifozeria, si menaxhohet kjo kërkesë e shumëfishtë me qindra mijëra.

Armand Duka: Aplikime janë mbi 200 mijë, kemi kohë që përdorim një sistem elektronik për shpërndarjen apo shitjen e biletave për kompeticione ndërkombëtare, duke pasur parasysh kërkesën e jashtëzakonshme para ndeshjes së Serbisë dhe ishim përgatitur për këtë gjë, kemi implementuar një sistem aplikimi paraprak, sistem të cilin e kemi marrë nga sistemi që përdor UEFA për Champions apo ndeshjet e kampionateve evropiane, në një short të rastësishëm përfitojnë ata që mund të fitojnë të drejtën për të marrë bileta. Shumë njerëz do të mbeten të palumtur, por kaq është mundësia. Shkon afro 1 milionë kërkesa për të shkuar në stadium.

Grida Duma: Vetë si e ke ndjesinë për ndeshjen me Serbinë?

Armand Duka: Nuk i kam shpëtuar të jem i sinqertë edhe unë ngarkesës, presionit para kësaj ndeshje… edhe tani që flasim nuk jam i qetë, nuk jam ai që duhet të jem. Uroj që të njëjtën gjë mos ta kenë futbollistët, por dëshira dhe mundësia janë dy gjëra të ndryshme. Dëshira është që ta fitojmë ndeshjen, mundësitë i kemi për ta fituar, por futbolli nuk është një sport objektiv, ndryshe nga sportet e tjera, qoftë edhe në sportet kolektive në 95% të rasteve fiton skuadra më e mirë, ndërsa në futboll nuk ndodh kështu, prandaj është më i bukur se ka më shumë surpriza. Ne kemi përgatit çdo gjë, fatmirësisht ekipin e kemi në gjendje të mirë, i kemi të gjithë në dispozicion se kemi pasur shumë mungesa, uroj ta realizojmë objektivin, çunat të kënaqen në fushë.

Grida Duma: Kush është vizioni yt për Federatën pas 5, 10 viteve në gjithë mënyrën si e ke ndërtuar tani.

Armand Duka: Mendoj që është një logo ekipi kombëtar, në çdo vend vitrina është ekipi kombëtar dhe në vend të kësaj ti tregon, unë s’e shoh thjesht si rezultat ekipi kombëtar dhe logo, patjetër na duhet, e shoh për atë që është objektivi kryeso i yni, atë që duhet të jetë vizioni, padyshim vizioni dhe objektivi ynë është që të kemi më shumë fëmijë, vajza dhe djem në fusha të gjelbra që të edukohen më mirë, do t’u largohen më shumë veseve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga