Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Shkruar nga NEWSPORT
Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për
Kombëtarja shqiptare e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League kundër Ukrainës. Ky takim do të luhet nesër në stadiumin “Varteks” në Varazhdin të Kroacisë, në orën 19:00.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra ka mbyllur përgatitjet në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Të gjitha lojtaret janë në formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për sfidën e rëndësishme ndaj Ukrainës.

Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë. Ukraina kryeson grupin me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7, ndërsa Kroacia është në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Pas sfidës me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grup ndaj Çekisë më 3 qershor, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga