Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet, nesër në “Sport Centre Rudes” luhet ndeshja e radhës ndaj Kroacisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet, nesër
Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja e vajzave ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Kroacisë, e vlefshme për Grupin B4 të UEFA Nations League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portierja Viona Rexhepi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Grima për këtë ndeshje. Pavarësisht se futbollistja është mbajtur në vëzhgim nga stafi mjekësor, nuk ia ka dalë të jetë gati për këtë takim të rëndësishëm.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjitha vajzat do të jenë në dispozicion të trajnerit Grima për ndeshjen e katërt në Grupin B4 të UEFA Nations League.

Kombëtarja vjen në këtë sfidë pas fitores së thellë 4-0 ndaj Kroacisë në “Loro Boriçi” dhe vajzat do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Ndeshja Kroaci – Shqipëri do të luhet nesër, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga