Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mundësia e artë për talentet kuqezi të diasporës, aplikimet për seleksionimet e FSHF-së mbyllen nesër

Shkruar nga NEWSPORT
Mundësia e artë për talentet kuqezi të diasporës,
Trego talentin tend

Federata e Futbollit vijon me angazhimin e saj për të zbuluar talentet shqiptare që jetojnë në Europë dhe botë. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, në muajin dhjetor, FSHF do të organizojë një seleksionim për futbollistët shqiptarë të vitlindjeve 2007-2011 që jetojnë jashtë territorit shqiptar.

Përmes këtij seleksionimi, FSHF kërkon të evidentojë lojtarët më premtues që do të forcojnë ekipet kombëtare dhe do të kontribuojnë në përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ky seleksionim i ofron mundësinë e artë futbollistëve të vegjël të tregojnë veten dhe cilësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare.

Afati i fundit për aplikim është nesër, ndaj të gjithë të interesuarit janë të ftuar të regjistrohen sa më parë. Plotësoni formularin Open-Stage-Formulari-1 dhe dërgojeni në adresën e e-mailit: [email protected] .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga