Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mori pjesë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të FIFA-s, Duka: Shpresoj që Shqipëria të jetë pjesë e Kupës së Botës 2030 dhe 2034

Shkruar nga NEWSPORT
Mori pjesë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të
Armand Duka

Të 211 federatat anëtare të FIFA-s ditën e djeshme u mblodhën në një Kongres të Jashtëzakonshëm të FIFA-s ku Maroku, Portugalia dhe Spanja u caktuan si vendet pritëse të Kupës së Botës FIFA 2030, me tre ndeshje të këtij turneu që do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai (një në secilin vend) me rastin e festimit të 100-vjetorit të turneut, ndërsa Arabia Saudite u zgjodh si vendi organizator i Kupës së Botës FIFA 2034.

Në mbledhjen e zhvilluar e gjitha online nga FIFA mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka përmes video-konferencës. Kreu i FSHF-së ditën e sotme nëpërmjet një postimi shpreson që Kombëtarja shqiptare të jetë pjesëmarrëse në këto botërorë.

“Gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të FIFA-s, ku u morën vendime të rëndësishme për Botërorët 2030 dhe 2034 dhe përcollëm mesazhin e unitetit.

Futbolli bashkon botën dhe Botërori 2030 do të ketë si organizatorë Spanjën, Portugalinë dhe Markokun, ndërkohë që do të zhvillohen edhe tre ndeshje në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai, me rastin e festimit të 100-vjetorit të këtij turneu. Gjithashtu u vendos që Kupa e Botës 2034 të mbahet në Arabinë Saudite.

Uroj shumë që Shqipëria të jetë pjesë e këtyre Botërorëve fantastike”, shkruan Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga