Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Miqësorja e dytë me Kroacinë, Kombëtarja U-15 mposhtet thellë

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e dytë me Kroacinë, Kombëtarja U-15 mposhtet
Kombetarja U-15

Kombëtarja shqiptare U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kroacisë U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”, e cila u mbyll me fitoren 5-1 të miqve.

Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Mattia Xhemali.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Redon Pervetica, Rian Neza, Albion Muji, Roan Dema, Angelo Como, Gentjan Sharka, Klevis Basha, Haxhi Rrena (C), Erjon Vajushi dhe Mattia Xhemali.

Minutat e para të sfidës ishin të qeta, por me kalimin e kohës të dyja skuadrat nisën të krijonin raste të rrezikshme. Kroacia gjeti dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, por Shqipëria reagoi në fundin e këtij fraksioni, kur Xhemali shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke ngushtuar rezultatin në 1-2.

Në pjesën e dytë, Kroacia realizoi edhe golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, me Marin Nekić që u tregua i saktë, ndërsa në të 75-ën Antonio Bilandžić realizoi golin e katërt.

Deri në fundin e ndeshjes, Kroacia shënoi sërish dhe takimi u mbyll me rezultatin 1-5 në favor të miqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga