Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Më vjen mirë që shoh Hadrojin dhe Ramadanin në listë”, Olsi Rama: Lindim si shqiptarë dhe vdesim të tillë

Shkruar nga NEWSPORT
“Më vjen mirë që shoh Hadrojin dhe Ramadanin në
Olsi Rama

Ditën e shtunë, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho bëri të ditur dhe listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Rreth zgjedhjeve të trajnerit brazilian, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama i ka komentuar mbrëmjen e sotme i ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH Sport.

“Mua më vjen mirë që shoh në listë Ramadanin dhe Hadroj si ish-ët e Partizanit. Sylvinho e njeh shumë mirë Hadrojin sepse ai ka luajtur mjaft mirë në gjysmën e sezonit te Partizanit.

Nga kjo përzgjedhjet, më vjen mirë për Julian Shehun sepse ka qenë një lojtar premtues te Laçi, ndërsa biseda e Brrutit më lë pak të zhgënjyer. Unë e kam parë atë si lojtar, ai ka qenë i grumbulluar me grupmoshat e Shqipërisë përpara moshave të Kosovës. Unë mendoj se lindim si shqiptarë dhe vdesim si shqiptarë.

Do doja me shumë kënaqësi që të kishim një skuadër të kombit shqiptar. Mendoj se në këtë epokë që jetojmë të gjithë kanë të drejtën të bëjnë zgjedhjen e tyre. Shpresoj të mos jetë kalimtare por të kontribuojë.”, u shpreh Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga