
Vllaznia
Javën e kaluar, një prej legjendave më të mëdha të futbollit në Shqipëri u nda nga jeta. Bëhet fjalë për Paulin Ndojën, ish-portierin e Vllaznisë që mbylli sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare.
Ditën e sotme, futbolli shqiptar dhe të gjithë pjesëtarët e klubit shkodran i dhanë lamtumirën e fundit ish-gardianit.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit legjendës së portës shkodrane Paulin Ndoja. Në homazhet e zhvilluara në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" kanë marrë pjesë me qindra qytetarë shkodranë, por përpos tyre edhe veteranë të sportit, drejtues e trajnerë, drejtues të pushtetit lokal dhe krerët më të lartë të FSHF.
Lamtumirë legjendë!”, shkruan klubi i Vllaznisë.
Poll