
Vetëm dy ditë na ndajnë nga një prej ndeshjeve më të rëndësishme në këto kualifikuese për Shqipërinë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë të shtunën në mbrëmje në Leskovac përballë Serbisë.
Në prag të kësaj përballjeje, policia serbe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar me inicialet D.P 53 vjeç. Kjo për shkak se ky i fundit ka qenë duke udhëtuar drejt Leskovacit për këtë sfidë të madhe me materiale me simbole shqiptare.
Siç bën me dije gazetari Arlind Sadiku, shtetasi shqiptar udhëtonte me një furgon tip “Mercedes-Benz”, mbante me vete 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin “UÇK”.
Gjithashtu 53-vjeçari mbante 65 bluza me imazhin e Agim Ramadanit, 58 shalle me stemën e Shqipërisë. Disa prej bluzeve të tjera që u sekuestruan kishin dhe imazhin e komandantit Adem Jashari.