Taulant Balla
Një i ftuar special do të jetë i pranishëm këtë të diel në stadiumin “Air Albania”, ku Kombëtarja jonë kuqezi do të përballet me “Tre Luanët”.
Lajmin e ka zbuluar deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë, Taulant Balla, i njohur për ndjekjen e ekipit kombëtar në çdo sfidë.
Balla ka postuar një foto së bashku me Gianni De Biasin, trajnerin që i hapi rrugën historike Shqipërisë drejt Europianit për herë të parë.
“Nuk mund të mungojë sonte në festën tonë një mik si Gianni De Biasi, me të cilin futbolli shqiptar shkroi faqen e parë të historisë sonë në një Kampionat Europian”, shkruan Balla.
Poll
