Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kursi UEFA C në zonën e Tiranës, FSHF hap regjistrimet

Shkruar nga NEWSPORT
Kursi UEFA C në zonën e Tiranës, FSHF hap regjistrimet
Kursi per Licencen UEFA C

Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA zhvillon kursin e radhës të licencës UEFA C për zonën e Tiranës, duke filluar nga 15 shtatori.

Kursi do të jetë i ndarë në 3 periudha, duke nisur në datat 15–17 shtator, 01–03 tetor dhe përmbyllja në datat 03–06 nëntor. Gjatë zhvillimit të sesioneve teorike dhe praktike, kursantët do të trajnohen nga specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF.

Pjesë e kursit UEFA C mund të bëhen ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë.

Për t’u regjitruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme:

a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit

b) Të keni përfunduar shkollën e mesme

c) Të paraqisni një përshkrim të aktivitetit që ushtroni aktualisht

d) Numër kontakti

e) Fotokopje e ID-së ose pasaportës

Afati i fundit për aplikim është data 25 gusht 2025 dhe aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.

Dorëzimi i aplikimit mund të bëhet në këto mënyra:

1.Nëpërmjet emailit: [email protected]

2.Me postë të zakonshme (me konfirmim marrjeje) ose dorazi në adresën:

Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë

Për çdo pyetje lidhur me renditjen, logjistikën apo organizimin e kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën: [email protected]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga