Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kursi UEFA C në Tiranë mbyll me sukses edicionin e radhës, diplomohen 39 trajnerë

Shkruar nga NEWSPORT
Kursi UEFA C në Tiranë mbyll me sukses edicionin e radhës,
Diplomimi Kursi UEFA C

Kursi i Federatës së Futbollit për trajnerët e licencës UEFA C, i zhvilluar në qytetin e Tiranës, ka përmbyllur me sukses edicionin e radhës.

Në total u diplomuan 39 kursantë, mes tyre edhe 4 vajza, duke treguar rritjen e vazhdueshme të përfshirjes dhe interesit për profesionin e trajnerit.

Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Gjergji Petro, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit; Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri.

Të diplomuarit, pasi kanë përfunduar me sukses programin teorik dhe praktik, tashmë janë të pajisur me licencën UEFA C dhe mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendës-trajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu