Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kursi për “Drejtor Teknik” të Akademisë, FSHF hap regjistrimet

Shkruar nga NEWSPORT
Kursi për “Drejtor Teknik” të Akademisë, FSHF hap
Kursi për drejtor teknik

Pas mbylljes me sukses të edicionit të parë të kursit për Drejtor Teknik të Akademive, Federata e Futbollit njofton organizimin e edicionit të dytë të kursit për këtë figurë të rëndësishme në muajin qershor. Kursi do të zhvillohet në 7 periudha të ndryshme, të organizuara nga Departamenti i Edukimit në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike të FSHF-së.

Kriteret për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin për Drejtor Sportiv janë:

Duhet të jenë nënshtetas shqiptarë
Duhet të zotërojnë licencë UEFA A ose UEFA PRO
Diplomë e shkollës së mesme (minimalisht)
Kandidati duhet të jetë pajisur me çertifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit)
Një fotografi format pasaporte
Fotokopje e ID ose e pasaportës
CV
Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected] , përmes postës së zakonshme në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njejtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 25.05.2025. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Bëhet me dije për të gjithë personat që do të pranohen në këtë kurs se do të duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 500 eurosh. Pagesa kryhet pasi t’ju kemi dërguar faturën përkatëse.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected] .

Roli i “Drejtorit Teknik” të Akademisë është kyç për zhvillimin e futbollit të moshave. Kjo figurë udhëheq trajnerët përmes një metodologjie të qartë, një filozofie të mirëpërcaktuar dhe një strategjie afatgjatë për identifikimin dhe formimin e talenteve të rinj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga