Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kursi i përditësimit të licencës së përgatitësit atletik në FSHF, informacioni që duhet të dini dhe si mund të regjistroheni

Shkruar nga NEWSPORT
Kursi i përditësimit të licencës së
Sektori i Performancës në FSHF

Sektori i Performancës në FSHF, në kuadër të punës së Departamentit të Mbështetjes dhe Kërkimit, do të zhvillojë një sesion përditësues të licencës për të gjithë përgatitësit atletikë të licencuar nga Federata e Futbollit.

Kursi ka për qëllim përditësimin e pjesëmarrësve të të gjitha licencave të përgatitjes fizike me tendencat më të fundit në përgatitjen atletike, përdorimi i GPS-it dhe sistemit Live në monitorimin e performancës, përgatitja specifike e portierëve dhe teknologjitë e reja në fushën e stërvitjes.

Gjithashtu, do të trajtohet situata aktuale e profesionit, me fokus të veçantë te shkarkimet e fundit nga klubet dhe kualifikimet e reja të kërkuara. Do të prezantohet edhe rruga e re e licencimit UEFA B për përgatitësit e fitnesit, në të cilën duhet të marrin pjesë të gjithë për të përfituar kualifikimin e nevojshëm.

Kursi do të mbledhë rreth 40-50 përgatitës atletikë dhe do të pasurohet me ndërhyrjet e ekspertëve të fushës:

Iris Selimi, përgatitëse atletike e Kombëtares
Erio Meta, përgjegjës i portierëve
Daniele Cenci, i ftuar special nga Italia, përgatitës i K-Sport
Xhoen Tugu, video analist i Kombëtares U21
Në përfundim të kursit të përditësimit do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit për përgatitësin atletik më të mirë të vitit, njohur ndryshe si “Kronometri i Artë”. Fituesi do të zgjidhet përmes një votimi nga vetë pjesëmarrësit dhe do të marrë një çmim simbolik.

Kursi i përditësimit do të kushtojë 30€ (përfshin materialet e kursit dhe certifikatë pjesëmarrjeje). Për regjistrim, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 5 maj 2025, duke bere pagesën dhe duke kontaktuar në numrin +355 69 354 5045.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga