Ka përfunduar finalja e Kupës “Kategoria e Parë” në futbollin amator 5×5 për Zonën Rajonale Tiranë, një përballje që dhuroi emocione dhe rivalitet sportiv deri në minutën e fundit.
Në ndeshjen vendimtare, Raja Sistem triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj FC Priska, duke u shpallur fituese e këtij kompeticioni.
Finalja e zhvilluar në Kompleksin Aldero u karakterizua nga ritëm i lartë dhe lojë e hapur nga të dyja skuadrat, të cilat konfirmuan rrugëtimin e tyre të suksesshëm drejt aktit final. Raja Sistem arriti të shfrytëzojë më mirë rastet e krijuara dhe të ruajë avantazhin, duke siguruar trofeun pas një performance bindëse.
Ky aktivitet sportiv vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e futbollit amator dhe për krijimin e hapësirave konkurruese për ekipet pjesëmarrëse, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që kanë kompeticionet e këtij formati në zgjerimin e bazës së lojës dhe në rritjen e pjesëmarrjes sportive në komunitet.
