
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka krah fëmijëve preshevarë
Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit.
Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.
“Dua të bëhem portier, unë premtoj që do t’i zë vendin Strakoshës”, dëgjohet të thotë njëri prej fëmijëve.
Ndërkohë që biseda e këndshme mes presidentit Duka dhe fëmijëve vazhdon më tej. Kreu i FSHF-së, u bën apel që të luajnë futboll dhe të mos merren me pajisje elektronike për t’u argëtuar.
Poll