Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Koordinatori Teknik i Kombëtareve të moshave në FIGC, Maurizio Viscidi, mban seminar në kursin e Drejtorit Teknik të FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
Koordinatori Teknik i Kombëtareve të moshave në FIGC, Maurizio
Seminar per drejtor teknik

Kursi për Drejtor Teknik që organizohet nga Federata e Futbollit, mirëpriti të ftuarin e parë për këtë vit, Maurizio Viscidi-in, i cili aktualisht mban pozicionin e Koordinatorit Teknik të Kombëtareve të moshave pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Përgjatë seminarit, ai u ndal te rëndësia e hartimit të një metodologjie pune me ekipet e moshave, koordinimi i strategjive të dy federatave dhe ndau eksperiencën e tij me të pjesëmarrësit e kursit.

Në një prononcim për fshf.org, Viscidi u shpreh si i duhet dhënë rëndësi të madhe zhvillimit të talenteve për të pasur Kombëtare të suksesshme në futboll.

“Është një kënaqësi e madhe të jem i ftuar këtu nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nga miku im Fulvio Pea. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer mes dy federatave, edhe presidentët tanë janë shumë miq. Të takosh trajnerë do të thotë të flasësh për futbollin, flitet për metodologjinë dhe specifikisht për sektorin e të rinjve, sepse nëse duam Kombëtare me të forta dhe fituese, duhet të investojmë në sektorin e të rinjve” – u shpreh eksperti italian.

Më tej, ai theksoi se ndryshimi i stilit të futbollit duhet marrë në konsideratë në hartimin e programeve të trajnimit, për të pasur sukses në ekipet Kombëtare.

“Ka ndryshuar dhe stili i të jetuarit, më parë futbolli luhej spontanisht, në rrugë, ishte i vetmi sport. Tani vendi ka ndryshuar nga pikëpamja sociale, ekonomike, ka ndryshuar Italia e akoma më shumë Shqipëria. Ndaj duhet të ndryshojmë në dhe të programojmë një zhvillim talentesh për të pasur ekipe Kombëtare fituese në aspektin futbollistik. Ky takim ishte për të kuptuar se si po punojmë ne, për ta krahasuar me strategjinë tuaj dhe për të krijuar një linjë metodologjie trajnimi” – përfundoi Koordinatori Teknik i Kombëtareve të moshave në FIGC, Maurizio Viscidi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga