Kombëtarja Shqiptare e FUTSAL luajti sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Belgjikës në “Alfasun Indoor Arena”. Ky takim përfundoi me fitoren e Belgjikës 7-3.
Trajneri Erind Resuli hodhi në fushë këtë formacion titullar: Cristiano Cardosa (P), Roald Halimi, Azem Ibrahimi, Darrier Soares Melo, Arbër Shkodra.
Pavarësisht disfatës Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Belgjikës. Golat në këtë takim miqësor për kuqezinjtë i shënuan Arbër Shkodra, Roald Halimi dhe Arif Limani. Trajneri Erind Resuli provoi pothuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar në takimin e parë miqësore dhe goli i Arif Limanit erdhi nga stoli.
Belgjika dhe Shqipëria do të luajnë nesër edhe ndeshjen e dytë miqësore po në “Alfasun Indoor Arena” me sfidën që nis në ora 14:00.Ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës janë shumë të rëndësishme, pasi trajneri Erind Resuli dhe stafi teknik do të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar, në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian të Futsallit.
Shqipëria ndodhet në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë e Kazakistanin dhe kualifikueset do të nisin në muajin dhjetor.
REZULTATI:
BELGJIKA 7-3 SHQIPËRIA 7-3 (FUTSAL)
FORMACIONI:
Cristiano Cardosa (P), Roald Halimi, Azem Ibrahimi, Darrier Soares Melo, Arbër Shkodra.