Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kombëtarja e vajzave nis përgatitjet për Nations League, trajneri Grima shpall listën

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja e vajzave nis përgatitjet për Nations League, trajneri
Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare për dy ndeshjet e para të Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë, të dielën e 16 shkurtit. Trajneri Armir Grima ka shpallur listën e futbollisteve të grumbulluara, duke ftuar 22 lojtare për këto dy përballje.

Në skuadër rikthehen Lavdije Begolli, Klea Hamonikaj, Ilarja Zarka dhe Jehona Coka, ndërsa një risi në listë është talentja Stacey Qosja, e cila merr ftesën e parë me ekipin kombëtar A. Pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga lojtare që kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses shqiptare.

Ekipi do të grumbullohet në Tiranë dhe do të nisë përgatitjet të dielën në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Ukrainën më 21 shkurt në stadiumin “Niko Dovana”, me sfidën që do të nisë në orën 18:00. Ndërkohë, më 25 shkurt, vajzat kuqezi do të luajnë në transfertë ndaj Çekisë, me ndeshjen e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 17:30.

Kombëtarja e vajzave nis përgatitjet për Nations League, trajneri
LISTA


 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga