Kombëtarja shqiptare e vajzave do të përballet pasditen e sotme ne Qipron në kuadër të “play-out” të Nations League.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, nis në orën 18:00. Ky duel do të jetë i rëndësishë, pasi luhet për qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri me dije se Erjona Emerllahu nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje për shkak të mospajisjes në kohë me pasaportën shqiptare.
Nga ana tjetër, Fortesa Berisha do të mungojë si në sfidën e sotme, ashtu edhe në ndeshjen e kthimit, për shkak të një dëmtimi.
Kjo është ndeshja e parë ndaj Qipros, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 28 tetor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.
