
Mirlind Daku ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit që Rubin Kazan luajti përballë Lokomotivës së Moskës. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, teksa Daku ishte asistuesi në golin e shënuar nga ekipi i tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, mori një top nga mesfusha dhe më pas mori ‘zvarrë’ mbrojtësit dhe portierin, derisa topi përfundoi në rrjetë.
Pikërisht për këtë asistim të dhënë nga sulmuesi me origjinë nga Gjilani ka folur, ish-trajneri i Rusisë, Boris Ignatyev. Ky i fundit ka reaguar ashpër duke u shprehur se mbrojtësit duhet të shkaktonin faull, ta kapnin nga koka Mirlind Dakun dhe të merrnin karton të verdhë, por kurrë nuk duhet ta linin që të vraponte nga mesfusha e deri te porta.
“Si e lanë mbrojtësit e Lokomotivës, Dakun që t’i mundte i vetëm? Një lojtar që vrapon nga mesfusha dhe i kalon të gjithë. Të paktën duhet të tregosh që je mbrojtës, bëj një faull, kape nga koka sulmuesin, merr një karton të verdhë. Ndaloje në një mënyrë, diçka duhej bërë aty. Por nuk duhet të lejojmë të ndodhë një situatë e tillë, ku Daku vrapo i qetë drejt portës kundërshtare dhe më pas vjen goli.
Sot nuk e kuptoj më futbollin, mjafton që një mbrojtës t’ bashkohet sulmit, të ndihmojë sulmin, dhe njerëzit të thotë, “Oh sa mbrojtës i mirë ky”. Kjo është shumë e çuditshme për mua, janë bërë të paqarta misionet e futbollistëve nga pikëpamja e lojës”, është shprehur Ignatiev.