Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kampionati 5×5/ 13 fitore dhe vetëm një humbje, FJT Auto shpallet kampion i zonës rajonale të Durrësit

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati 5×5/ 13 fitore dhe vetëm një humbje, FJT Auto
Kampionati 5×5

FJT Auto është shpallur për të dytin vit radhazi kampion i zonës rajonale të Durrësit në kampionatin kombëtar të futbollit 5×5 të organizuar në këtë zonë.

Skuadra e FJT Auto zhvilloi një kampionat të shkëlqyer, duke dominuar çdo kundërshtar. Në total u luajtën 14 ndeshje dhe FJT Auto regjistroi 13 fitore dhe vetëm një humbje, në sfidën e fundit ndaj Art-Inox me rezultatin 2-5.

Trofeu iu dorëzua skuadrës FJT Auto nga Specialisti i SHRFD, Julian Rakipi, në një ceremoni rasti të organizuar nga Federata e Futbollit.

Skuadra e FJT Auto, së bashku me tre ekipet e tjera të renditura në krye të klasifikimit, Art-Inox, SKY MFC dhe Rei&Co, si edhe dy ekipe që do të dalin nga Kupa e Durrësit 5×5, do të marrin pjesë në fazën play-off, ku do të përballen skuadrat kampione dhe ekipet më të mira të zonave rajonale për të shpallur kampionin e Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar 5×5.

Poll

Lexo gjithashtu