Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Investimet në infrastrukturë dhe jo vetëm, Armand Duka pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv: Falenderoj të gjithë anëtarët për kontributin

Shkruar nga NEWSPORT
Investimet në infrastrukturë dhe jo vetëm, Armand Duka pas
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Në këtë mbledhje u fol për investimet strategjike në përmirësimin e infrastrukturën e ekipeve kombëtare dhe projektin “Topi Yt”. Gjithashtu, vëmendje mori edhe stadiumi i Besës së Kavajës apo propozimi për blerjen e pajisjeve GPS.

Pas kësaj mbledhje në rrjetet sociale ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit tregon ambiciet për investimet e ndryshme dhe falenderon të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Postimi i Armand Dukës:

Komiteti Ekzekutiv i FSHF, në mbledhjen mujore, mori një sërë vendimesh për zhvillimin dhe mirëadministrimin e futbollit në vend. Këto vendime përfshijnë organizimin e kampionateve, me një vëmendje të veçantë ndaj futbollit të vajzave, si dhe vazhdimin e investimeve infrastrukturore.
Një nga vendimet më të rëndësishme të miratuara është vazhdimi për të tetin vit të projektit “Topi yt”. Ky projekt lehtëson ndjeshëm klubet dhe akademitë, duke siguruar bazën materiale të nevojshme për trajnimin dhe zhvillimin e futbollit te të rinjtë.
Në funksion të avancimit teknologjik, po zgjerojmë përdorimin e pajisjeve GPS për monitorimin dhe analizën e performancës së lojtarëve. Kjo teknologji do të shtrihet në të gjitha ekipet kombëtare.
Sa i përket infrastrukturës mjekësore, vendimet e sotme garantuan përfundimin e pajisjes me teknologjitë më të avancuara të repartit të fizioterapisë. Ky investim do të shërbejë si një klinikë moderne për të gjithë futbollistët dhe futbollistet që veshin fanellën kuqezi, por edhe për sportistët e tjerë që kanë nevojë për shërbime profesionale të rehabilitimit.
Në fushën e investimeve strategjike, Komiteti Ekzekutiv diskutoi për kompanitë që do të projektojnë realizimin e stadiumit "Besa" të Kavajës, një nismë e rëndësishme në bashkëpunim me Bashkinë. Gjithashtu, u miratua një plan masash për mbështetjen e klubeve në mirëmbajtjen e stadiumeve e fushave stërvitore, duke siguruar kushte optimale për zhvillimin e futbollit. Këto investime janë veçanërisht të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të #U17Euro, kompeticioni i parë i këtij lloji në vendin tonë.
Një tjetër projekt ambicioz, i diskutuar për herë të parë sot, është ndërtimi i hotelit të ri të Kombëtares. Ky objekt, i planifikuar të ngrihet brenda ambienteve të Shtëpisë së Futbollit, do të ofrojë një lehtësim të madh për grumbullimet e ekipeve kombëtare, duke u siguruar kushte optimale për përgatitje dhe akomodim.
Falënderoj anëtarët e KE-së për kontributin e tyre në këtë mbledhje. Përveç miratimit të këtyre projekteve ambicioze, të gjithë do të duhet të angazhohemi maksimalisht për zbatimin e tyre me korrektësi dhe efikasitet në shërbim të zhvillimit të futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga