Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Humbje e papritur për Shpresat e Alban Bushit, Kombëtarja U21 mposhtet nga Luksemburgu

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje e papritur për Shpresat e Alban Bushit, Kombëtarja U21 mposhtet
Kombëtarja shqiptare U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut U-21. Sfida e luajtur në transfertë, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, u mbyll me fitoren minimale të Luksemburgut 1-0.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Luksemburgut: Aron Jukaj (GK), Ermir Selimaj, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Luan Simnica, Feta Fetai (C), Renaldo Torraj, Ermir Rashica dhe Dion Ajvazi.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll në barazim 0-0.

Goli i vetëm i takimit u realizua në fraksionin e dytë, me Luksemburgun që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të.

Kuqezinjtë tentuan të barazonin rezultatin dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por mungoi saktësia e duhur. Në fund, sfida u mbyll me shifrat 1-0.

Miqësoret e muajit mars ndaj Greqisë U-21 dhe Luksemburgut U-21 shërbyen për të testuar dhe vëzhguar gjendjen e lojtarëve të grumbulluar.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga