
Është hedhur shorti i edicionit të shtatë të kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që do të nisë më 29 shtator.
Shorti i kampionatit u hodh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët e këtij departamenti, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat.
Në sezonin e shtatë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 32 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B.
Në grupin A bëjnë pjesë: Luminesen, Dymbëdhjeta, FC Confucius, Three Lions, Immi, Alpha Crossfit, FC Tigres, Antigonea, Mallakastra, Barrikada, Futura Dent, Friends Team, Happy Dent Center, FC Messer, Tirana e Re, Implant Swiss.
Në grupin B bëjnë pjesë: FC Dajti, ATS, ELSO, Primo, Vila-L, Legjendat TT, MD, Jata-Market, Coca-Cola, FB Passion, Juar Plast, Albamer, Raiffaisen Bank, FC Domja, FC Storm, FC Vibes.
Edicioni i shtatë pritet të sjellë më shumë rivalitet mes ekipeve, ndeshje të forta dhe përballje të mëdha që do të mbajnë gjallë emocionet e këtij kampionati gjatë gjithë sezonit.
Më poshtë gjendet edhe kalendari i plotë për të dyja grupet:
KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE GRUPI A
KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE GRUPI B