Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit.
Ndërkohë që reagime kanë ardhur edhe nga klubet e Superiores. Dy klubet e parë të elitës së futbollit shqiptar që kanë reaguar për këtë fitore historike, kanë qenë Partizani dhe Vllaznia.
“Botërori 2026. Historike, kualifikohemi në fazën play off”, shkruan klubi i Partizanit.
Në krahun tjetër, klubi shkodran ka qenë më i “frymëzuar” për të shkruar për Kombëtaren. Kryesuesit e kampionatit theksojne se ky ishte sukes i punës dhe përkushtimit.
“Klubi i Futbollit Vllaznia uron Kombëtaren Shqiptare për arritjen historike të kualifikimit në Play-Off-in e Botërorit 2026! Ky sukses është fryt i punës, përkushtimit dhe shpirtit garues të gjithë skuadrës kuqezi. Vllaznia shpreh mirënjohjen për çdo lojtar, trajner, staf, me në kry Presidentin Armando Duka dhe tifozerinë që e mban lart flamurin shqiptar! Krenarë për ju!”, shkruan Vllaznia.
