Kombëtarja shqiptare e Futsallit zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Belgjikës. Takimi i luajtur në “Alfasun Indoor Arena” përfundoi me fitoren e belgve 4-2.
Golat e Shqipërisë në këtë takim i shënuan Arbër Shkodra dhe Arif Limani.
Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Belgjikës më të njëjtin formacion: Cristiano Cardosa (GK), Roald Halimi, Azem Ibrahimi, Darrier Soares Melo, Arbër Shkodra.
Takimi ishte i luftuar deri në fund, aty ku të zotët e shtëpisë vulosën fitoren duke shënuar edhe golin e katërt. Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për trajnerin Erind Resuli dhe stafin teknik për të vëzhguar gjendjen e lojtarëve të grumbulluar.
Në dhjetor kuqezinjtë do të nisin kualifikueset e Kampionatit Europian të Futsallit. Shqipëria ndodhet në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin