Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futsal Junior/ Mbyllet mes emocionesh turneu për moshën U-11, fëmijët e Triumph A ngrenë lart trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
Futsal Junior/ Mbyllet mes emocionesh turneu për moshën U-11,
futsal U-11

Një tjetër turne i suksesshëm i “Futsal Junior”, i organizuar nga SHRF Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit dhe me mbështetjen e FSHF, u mbyll me sukses këtë fundjavë në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

16 ekipe të grupmoshës U-11 zbritën në parket për tri ditë radhazi, në një turne që prodhoi garë të fortë, gola, rivalitet dhe spektakël, duke e kthyer çdo ndeshje në një sfidë të vërtetë sportive. Fëmijët përjetuan jo vetëm emocionin e garës, por edhe kënaqësinë e lojës dhe të bashkëpunimit në grup.

Pas ndeshjeve në fazën e grupeve dhe gjysmëfinaleve, ekipi Triumph A u shpall fitues i turneut. Në gjysmëfinale, Triumph A mposhti Lions me rezultatin 4-1, ndërsa Tirana kaloi KSP Junior A me shifrat 6-3.

Finalja mes Triumph A – Tirana ishte kulmi i këtij turneu që zgjati tre ditë, një përballje e luftuar deri në minutat e fundit, ku Triumph A triumfoi me rezultatin e ngushtë 4-3, duke merituar trofeun e këtij edicioni në këtë grupmoshë.

Në ceremoninë përmbyllëse, në prani të përfaqësuesve të SHRF Tiranë, trofeu iu dorëzua ekipit fitues nga trajneri i Kombëtares së Futsalit, Erind Resuli, i cili vlerësoi organizimin e turneut dhe përgëzoi fëmijët për lojën e bukur, garuese dhe frymën sportive.

Futsal Junior nuk ndalet, pasi fundjava e ardhshme do t’i përkasë grupmoshës U-9, duke vijuar misionin për të zgjeruar pjesëmarrjen dhe për të kultivuar dashurinë për futbollin që në moshë të vogël.

Poll

Lexo gjithashtu