
Legjenda e futbollit të Vllaznisë, Paulin Ndoja, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Ish-portieri ka mbyllur sytë përgjithmonë sot në mbrëmje në moshën 79-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë përmes një mesazhi ngushëllimi në faqen zyrtare.
"Një lajm i trishtë ka mbërritur mbrëmjen e sotme nga Italia. Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit shkodran dhe shqiptar, ish-legjenda e portës Paulin Ndoja. KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ndoja për humbjen e njeriut të saj të dashur.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet në ditët në vijim në Shkodër, në qytetin që ai aq shumë e donte. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, mjeshtër!" u shpreh Vllaznia.